Home / Kryesoret / Thaçi: Ushtria formohet sivjet, s’mund ta ndal askush – (VIDEO)

Thaçi: Ushtria formohet sivjet, s’mund ta ndal askush – (VIDEO)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ripërsëritur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Thotë se askush brenda apo jashtë vendit nuk mund ta ndalojë këtë proces.

“Forcat e armatosura të Kosovës do të formohen gjatë këtij viti, në një proces të koordinuar me NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Do të jetë një forcë e standardeve të NATO-s. Një forcë multietnike. Do të jetë ushtri e mirëfilltë e një vendi të pavarur dhe sovran. Do të punojmë edhe në kampanjën që kemi filluar për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në këtë ushtri të ardhshme të Kosovës si parakusht për partneritet dhe anëtarësim në NATO dhe theksoj se Forcat e Armatosura të Kosovës do të themelohen gjatë këtij viti dhe askush nuk do të mund ta pengojë qoftë ndonjë faktor brenda apo nga faktorët jashtë Kosovës. Askush nuk e ka të drejtën e vetos. Ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Është vendimi i institucioneve të Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, tha Thaçi. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *