Home / Kryesoret / Tifozët bullgarë provokojnë dhe bllokojnë rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Tifozët bullgarë provokojnë dhe bllokojnë rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Është normalizuar qarkullimi në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, pas protestës së ndodhur në mëngjesin e sotëm nga një grup shtetasish të huaj.

Siç bëhet e ditur, një grup tifozësh bullgarë të klubit sportiv ‘Botev” nga Plovdivi, në një pompë benzine kanë shkruar parulla antimaqedonase.

Ata janë ndaluar nga policia, por kanë refuzuar që të legjitimohen dhe të arrestohen, prandaj edhe e kanë bllokuar rrugën.

Tifozët janë nisur për në Shqipëri, ndërkaq në pompë kanë ngjitur edhe shenjat BG.

Policia ka kryer kontrolle dhe kanë gjetur materialet propaganduese të tyre.

Rruga është zhbllokuar, kurse policia nuk ka arritur ende që t’i arrestojë personat përgjegjës.

Edhe policia, edhe tifozët janë duke qëndruar përreth rrugës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *