Home / Lajme / Rajon / Tiranë – Helmohen 15 studentë nga ushqimi i konsumuar në Kalimash

Tiranë – Helmohen 15 studentë nga ushqimi i konsumuar në Kalimash

Rreth 15 studentë të toksikuar janë paraqitur në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza rreth orës 01:04 të mëngjesit të sotëm, 14 qershor 2017.

Pas mjekimit të marrë, të helmuarit janë larguar për në banesë rreth orës 04:52.

Policia e Tiranës nuk bën me dije shumë detaje rreth studentëve, por nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës.

Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *