Home / Lajme / Kronika e zezë / Tmerr në banesën e dy të moshuarve, grabitësit dhunojnë të zotët e shtëpisë

Tmerr në banesën e dy të moshuarve, grabitësit dhunojnë të zotët e shtëpisë

Persona të maskuar, dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një banesë ku jetonin dy të moshuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1:30 të datës 5 qershror,në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës ku ‘maskat’ pasi dhunuan të zotin e shtëpisë, morën edhe 850 euro.

Mësohet se hajdutët kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës. Fillimisht, ata kanë kërcënuar zonjën e shtëpisë, 65-vjeçaren Lenë Marinaj dhe pasi janë ngjitur në katin e dytë kanë dhunuar dhe lidhur 78-vjeçarin Gjergj Marinaj. Ky i fundit ka marrë goditje në kokë dhe këmbë, ndërsa grabitësit, pasi kanë marrë shumën e parave janë larguar.

Në një rrëfim për “Balkan Ëeb”, i zoti i shtëpisë tregon tmerrin që pa me sy.

“Kam qenë në gjumë. Ka qenë ora 1:30 kur dëgjoj disa persona që më kishin hipur mbi shpinë teksa flija. Më kanë lidhur këmbët dhe më pas më kanë goditur disa herë me grushte në bark dhe në kokë duke më kërkuar para.

Më përpara kanë dhunuar edhe gruan ndërsa në dorë mbanin edhe armë. Kanë gjetur 850 euro dhe më pas janë larguar. Jam shumë i shqetësuar për çfarë ka ndodhur sepse nuk i kemi borxh askujt. Jemi të frikësuar.

Ne kemi qenë të vetëm në shtëpi sepse fëmijët janë të shpërndarë. Në këtë zonë gjithnjë e më shumë po shtohen rastet e vjedhjeve dhe kjo është problem. Shpresoj që policia të gjejë autorët”, thotë 78 vjeçari.

Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *