Home / Lajme / Botë / Tmerri në Londër, flet i mbijetuari nga zjarri në ndërtesën 24 katëshe

Tmerri në Londër, flet i mbijetuari nga zjarri në ndërtesën 24 katëshe

Pasi një ndërtesë gjigande është përfshirë nga flakët në Londër mendohet se ka akoma njerëz brenda që nuk janë evakuar.

Dëshmitarët okularë raportuan se kanë parë njerëz të bllokuar brenda shtëpive të tyre. Ata kanë parë drita, që mendohet të jenë telefona celularë ose pishtarë, të ndezura që vinin nga dritaret e apartamenteve.

Deri tani 30 persona janë dërguar në spital dhe nuk ka raportime për viktima.

Njerëzit e tmerruar sapo kanë konstatuar se ndërtesa ka marrë flakë kanë vrapuar për të dalë jashtë.

“Unë u alarmova për zjarrin jo nga alarmet por nga njerëzit në rrugë që bërtisinin: Mos u hidhni,”– ka rrëfyer për BBC News  tmerrin që përjetoi Andy Moore. “Nuk jam i sigurtë nëse ka pasur njerëz të cilët janë hedhur nga ndërtesa për ti shpëtuar zjarrit.”

Ai ka shtuar se ndërsa zbriste shkallët kishte parë zjarrfikësit të cilët ngjiteshin lart për të evakuar sa më shumë njerëz.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *