Home / Lajme / Maqedoni / To Vima”: Greqia nuk e pranon hyrjen në NATO të Maqedonisë me emër të përkohshëm

To Vima”: Greqia nuk e pranon hyrjen në NATO të Maqedonisë me emër të përkohshëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të mërkurën do ta vizitojë Athinën që është vizita e parë zyrtare me ftesë të shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, informon gazeta greke “To Vima”,

“Vizita e parë e ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë në Greqi është fakt. Nikolla Dimitrov, diplomat i Maqedonisë i cili në vitet paraprake ishte negociuesi kryesor i Maqedonisë në konsultimet në suaza të KB-së, bashkëbisedues i rregullt i ambasadorit grek Adamanntios Vasilakis, i cili e përfaqëson Greqinë në bisedat me Methju Nimicin për çështjen e emrit të Shkupit”, shkruan gazeta.

“To Vima” përkujton se Dimitrov ka shfaqur vullnetin që vizita e parë e tij si shef i diplomacisë të jetë në Athinë, pas ç’ka ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias nuk e lëshoi mundësinë dhe menjëherë e ftoi.

“Dimitrov, vjen në Athinë të mërkurën edhe krahas faktit që bashkësia ndërkombëtare beson se qeveria e tij do të ketë qëndrim pajtues me qëllim të zgjidhjes së çështjes së emrit. Faktorë të lartë diplomatik njoftuan se Greqia nuk do të pranojë hyrje në NATO me emër të përkohshëm, sepse ky do të jetë mjet për de fakto imponim të emrit të dyfishtë, me ç’ka në fund vetëm Greqia dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat Greqia ka të drejtë të vetos do ta miratojnë emrin e përkohshëm në bazë të përhershme dhe për të gjitha dedikime tjera do të garantohet përdorimi i emrit kushtetues “Republika e Maqedonisë”, komenton gazeta.

Në fund të tekstit theksohet se Athina do të pajtohet për hyrjen e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare pasi të arrihet zgjidhje e përhershme për emrin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *