Home / Showbiz / Tragjedia në Londër ndodhi afër vendbanimit të Ritës, ky është reagimi i saj (Foto)

Tragjedia në Londër ndodhi afër vendbanimit të Ritës, ky është reagimi i saj (Foto)

Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një tragjedi në Londër, ku një ndërtesë 24-kateshe është përfshirë nga zjarri duke lënë 6 persona të vdekur dhe 74 të lënduar.

Nga kjo ngjarje është prekur shumë këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi të kësaj ndërtese teksa ishte e përfshirë nga flakët.

 

Rita ka treguar se kjo ka ndodhur afër vendbanimit të saj. Këngëtarja shqiptare lutet për të gjithë ata persona të përfshirë  duke thënë se zemra e saj po rreh shpejt për ta.

“Nuk mund të besoj se kjo po ndodh afër vendbanimit tim. Lutem për të gjithë ata që janë të përfshirë dhe zemra ime po rrah aq shpejt për ta. Unë kam luajtur në këtë bllok dhe dua të bëj gjithçka për t’i ndihmuar”, kishte shkruar Rita.

Zjarri i ngulfati ndërtesën 24-kateshe të banimit në qendër të Londrës, duke vrarë gjashtë persona në një zjarr që nisi teksa banorët ishin në gjumë.

Image

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *