Home / Lajme / Maqedoni / Trajanovski: Nuk duhet të festohet me gjuhë të urrejtjes

Trajanovski: Nuk duhet të festohet me gjuhë të urrejtjes

Klubi i Hendbollit “Vardari” solli trofeun e kampionit të Evropës në Shkup. Në sheshin qendror të kryeqytetit u organizua një pritje madhështorë për hendbollistët, të cilët fituan garën më të fortë të Ligës së Kampionëve. Dy ditë më parë gjatë festimit të tifozëve “Komiti” u bënë edhe thirrje nacionaliste, por kryetari i Qytetit të Shkupit doli kundër kësaj dukurie vetëm kur u pyetën nga ekipi i TV21 se a e gjykon gjuhën e urrejtjes.

 

“Plotësisht e dënoj gjuhën e urrejtjes, jo vetëm gjatë festimeve por edhe gjatë secilit tubim. Nuk guxojnë të përdorin gjuhë të urrejtjes as në aspektin politik e as në atë etnik. Mirësia duhet të fitoj, me të mirë shkohet përpara”, tha Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *