Home / Lajme / Kronika e zezë / Traktori del nga rruga, lëndohet 37 vjeçari

Traktori del nga rruga, lëndohet 37 vjeçari

Një i ri është vënë në pranga pasi ka shkaktuar një aksident, duke plagosur një 37-vjeçar, ndërsa vetë ai ishte edhe pa patentë. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje.

Burime nga policia thanë se kanë arrestuar në flagrancë Mariglen Mita, 18 vjeç, banues në fshatin Imshtë, Lushnjë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Imshtë, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’ pa targa dhe pa leje drejtimi, i pajisur me rimorkio, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal ku për pasojë është aksidentuar 37-vjeçari me inicialet L. K., nga fshati Bubullimë.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore të mjekëve. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu lexo

Shkel aksidentalisht gruan e shtrirë në autostradë: Dënohet kosovari

Jana, një e re 22 vjeçe në maj të vitit 2016 në orët e vona …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *