Home / Lajme / Botë / Tramp i vazhdoi sanksionet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor

Tramp i vazhdoi sanksionet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor

Presidenti amerikan Donald Tramp miratoi vendim për Ballkanin Perëndimor, me të cilin vazhdohen masat e jashtëzakonshme të cilat para 16 vjetëve i miratoi presidenti Xhorxh Bush, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Vendimi mes tjerave, përfshin edhe publikimin e të a.q listës së zezë të personave dhe organizatave të cilat janë nën sanksione të SHBA-së për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Deitonit dhe kërcënimeve për siguri kombëtare dhe interesave të SHBA-së.

“Ende është prezent kërcënimi nga aktivitete e individëve, të kyçur ose në ndihmim, sponsorizonim ose  mbështetjen e dhunës ekstreme në Republikën e Maqedonisë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor ose aktivitete që e pengojnë implementimin e Marrëveshjes së Deitonit në BeH  ose Rezoluta 1244 të KS dhe KB-së që ka të bëjë me Kosovën”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Tramp për herë të parë pas ndërmarrjes së funksionit nënshkroi vendim ekzekutiv që ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor dhe e vazhdoi për një vit.

Bush në 26 qershor të vitit 2001 miratoi dispozitë ekzekutive me të cilën theksohet se janë rrezikuar interesat e SHBA nga individët dhe organizatat në BeH, Maqedoni dhe Kosovë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *