Home / Lajme / Maqedoni / Transport falas edhe për studentët e universiteteve private

Transport falas edhe për studentët e universiteteve private

Studentët e Fakultetit Juridik në Kolegjin Amerikan University – Shkup ka paraqitur një nismë për ndryshimin e vendimit të Qytetit të Shkupit për subvencionimin nga ana e JSP për studentët e universiteteve shtetërore.

Ata kanë kundërshtuar vendimin në pjesën “universitetet shtetërore”, sepse sipas tyre ka diskriminim, përkatësisht tretman jo të barabartë në mes të studentëve të universiteteve shtetërore dhe atyre private.

Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme nisur procedurë për nismën e parashtruar në vendimin e Qytetit të Shkupit për subvencionimin e transportit publik  për vitin 2017, në pjesën ” dhe transport falas për studentët e rregullt në studimez deridiplomike në universitetet shtetërore”. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qytetit në dhjetor 2016.

JSP me këtë vendim, ndër të tjera, fiton subvencione për transport falas edhe për personat mbi moshën 62 vjeçarepër gra dhe mni 64 vjeçare për burra në ditën e martë, të premte, të shtunë dhe të diel dhe për transprt falas për studentët e rregullt në studimet deridiplomike të univestteteve shtetërore.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *