Home / Kryesoret / “Transportuesi”, lënda i kalon Gjykatëses “Svarovski” – (VIDEO)

“Transportuesi”, lënda i kalon Gjykatëses “Svarovski” – (VIDEO)

Gjykatësja “Svarovski” Lidija Petrovska do ta gjykojë kryetarin e Manastirit, Vladimir Talevski. Gjykata Penale e pranoi propozim akuzën për rastin “Transporter”, në të cilin janë të akuzuar 21 persona. Prokuroria Speciale e ndjekë Talevskin për keqpërdorimin e 350 mijë eurove për transportin e nxënësve. “Transporter” sipas sistemit elektronik i ka rënë gjykatëses Petrovska. Ajo ishte pjesë e “bombave” dhe prandaj e fitoi nofkën “gjykatësja Svarovski”.

 

“Këshilli për vlerësim të aktit akuzues pranë Gjykatës themelore  Shkup 1 – Shkup, i cili vepronte sipas aktit akuzues të parashtruar nga ana e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve  kundër 21 personave për lëndën në opinion të njohur si “Transporter” pas marrjes dhe shqyrtimit të negociatave të palëve  në procedurë lidhur me akuzën, si dhe duke i vlerësuar faktet mbi të cilat është bazuar akti, mori vendim me të cilin e miratoi aktin akuzues”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Akti akuzues, në pajtim me AKMIS – sistemin elektronik, i është caktuar gjykatës Lidija Petrovska për veprim të mëtejshëm në këshillin gjyqësor, pas çka do të caktohet termin për mbajtje të debatit kryesor, pas çka palët do të njoftohen, ndërsa opinioni do të informohet, theksojnë nga Gjykata themelore Shkup 1.

Në rastin “Transporter” dyshohen kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski dhe edhe 20 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir.

Në rastin Transporter akuzohen gjithsej 21 persona, mes të cilëve edhe kryetari Taleski. Ai verën e kaluar ishte dy muaj në arrest shtëpiak, edhe pse Specialja kërkoi ti shqiptohet masa e paraburgimit. Tani Supremja duhet të vendosë nëse gjykatat më të ulëta kanë gabuar që nuk e kanë pranuar propozimin e Janevës, me të cilin Taleski duhet të përfundojë në burgun e Shutkës.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *