Home / Kryesoret / Tresi: Ja pse PDSH ishte në takimin e liderëve (VIDEO)

Tresi: Ja pse PDSH ishte në takimin e liderëve (VIDEO)

PDSH për herë të parë mori pjesë në takimin e liderëve të partive politike që ishin nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët.

Luan Tresi, shefi i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi tha se kishte ardhur në këtë takim të ftuar nga Ali Ahmeti vetëm për të parë se deri ku është avancimi i drejtave të shqiptarëve, pasi që për këtë janë zotuar nënshkruesit të Deklaratës së Përbashkët.

 

 

“Nënshkruesit e platformës janë deklaruar  se nëpërmjet platformës, do të avancojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe ne vendosë që të marrim pjesë në këtë takim, që më saktësisht të informohemi se deri ku është realizimi i tyre, dhe deri ku janë planet e tyre për të ardhmen”,deklaroi Tresi, duke shtuar se PDSH do ta përkrah çdo iniciativë që është në favor të çështjes shqiptare në Maqedoni. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *