Home / Lajme / Kronika e zezë / Tronditëse/ 25 vjeçari vdes në spitalin “Hygeia”, por mbahet e fshehur si ngjarje

Tronditëse/ 25 vjeçari vdes në spitalin “Hygeia”, por mbahet e fshehur si ngjarje

Në Shqipëri më frikësuese është të shkosh në spital se sa të bjerë ndonjë sëmundje, kjo vetëm prej faktit se shëndetësia vendase nuk të jep siguri për jetën dhe këtu përfshihet si sfera private ashtu dhe sfera publike e mjekësisë.

Kujtojmë që rastet e pacientëve të vdekur brenda spitaleve shqiptare, publike dhe private, janë të shumta dhe nuk duhen injoruar si numër.

Pranë redaksisë së JOQ ka mbërritur një mesazh për vdekjen e një të riu nga Elbasani, i cili pasi ka kryer një ndërhyrje operacionale ka gjetur vdekjen si shkak i komplikacioneve.

“Përshëndetje JOQ! Një djalë i ri nga Elbasani sapo vdiq pasi ishte operuar për të vënë unazë në stomak në spitalin Hygea. Djali quhet Spartak Mazhi dhe operacionin do e bënte se se ishte i shëndoshë dhe i duhej një ngushtim stomaku. Ndoshta familjarët nuk duan ta bëjnë publik dhe show mediatik emrin e tij sepse janë shuam të tronditur gjithsesi unë e kam njohur Spartakun dhe më duket një tjetër rast i rëndë flagrant i spitaleve private. Si ka mundësi që nuk u raportua vdekja askund?!! Pas ditë pas operacionit ai pati komplikacione dhe e nisën për Greqi por ndërroi jetë rrugës fatkeqësisht”, përfundoi qytetarja për JOQ.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *