Home / Lajme / Kronika e zezë / Tronditëse, Dy persona i japin fund jetës, njëri pi fostoksinë, tjetri var veten

Tronditëse, Dy persona i japin fund jetës, njëri pi fostoksinë, tjetri var veten

Dy burra, njëri në Peshkopi dhe tjetri në Mirditë i kanë dhënë fund jetës tragjikisht në dy raste të ndryshme.

Të dyja ngjarjet janë shënuar ditën e djeshme, e mërkurë, ku familjarët i kanë gjetur dy viktimat.

Në lagjen “Kamen” të Peshkopisë, në banesë është vetëvarur, Agron Spahiu, 54 vjeç.

Noa.al mëson se, viktima vuante nga depresioni dhe kishte qenë dhe më herët në spitalin psikiatrik.

Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Ndërkohë rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Domgjon të Mirditës. Në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, 59- vjeçari F.B.

Ai u gjet nga familjarët në gjendje kritike, ku pavarësisht ndihmës së dhënë, ndërroi jetë në spital.

Lidhur me këto raste materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për vlerësim, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *