Home / Kryesoret / Trotuari para Bit Pazarit me copëza asfalti nga koha e Titos

Trotuari para Bit Pazarit me copëza asfalti nga koha e Titos

Ky nuk është një problem të cilin po e publikojmë ne për të parën herë, por vazhdon të jetë aktual.
Trotuari përgjatë rrugës kryesore para Bit Pazarit është si mos më keq. Ky është një shqetësimi i banorëve të Çairit dhe shitësve në Bit Pazar për vite me rradhë, raporton Almakos.

Aty-këtu të zë syri copa asfalti që “mbajnë firmën” e kohës së Titos.

Çdo mëngjes shikon punëtorë që e mbartin me vëshirësi mallin me karroca të vogla, pasi gropat ua vështirësojnë shumë punën. Nga bisedat me disa prej shitësve që kishin vite që punonin aty, kuptuam se dikur, shumë kohë më parë aty është vendosur beton në një pjesë të vogël, por edhe ajo tashmë ka filluar të dëmtohet.
Shitësit ishin të revoltuar, por thoshin se s’mund të bëjnë asgjë për këtë, sepse ata shesin jashtë pazarit pasi që brenda nuk ka vend, e nëse flasin rrezikojnë të humbin bukën e gojës, pasi mund t’i largojnë që aty.

“ Sigurisht se me vështirësi e bartim mallin, rruga katastrof është. Duhet ta rregullojë komuna, por kjo asnjëherë s’do rregullohet”- thotë për Almakos, M.K, shitës.

“Si mos më keq është, ama nuk ka faj vetëm komuna edhe banorët kanë faj. Vet e nxejm rrugën, vet i prishim. Me fol drejt edhe ne vet ndonjëherë kemi faj”- thotë një tjetër shitës.

“Këtë gropë ne vet e kemi rregulluar. Çfarë të bëjmë, duhej të shësim, e kjo na prishë punë. Në kohë të keqe mbushej me ujë edhe s’vinin blerësit. Vet kemi marrë beton edhe  e kemi mbuluar, një pjesë që na teproi e vendosëm tek nje gropë tjetër”- thotë F.K, shitës.

Përpos këtij problem infrastrukturor, një pjesë e mirë e këtij trotuari është shëndërruar në parking karrocash e veturash.
Për këtë disa nga personat që kishin parkuar aty, thonë se po të kishin hapësirë tjetër parkimi nuk do  t’i vendosnin veturat e karrocat aty.

Për shkak të arsyeve të lartëpërmendura ndodh shpesh që qytetarët të kalojnë në rrugë duke  parë herë para e herë pas që të ruhen nga veturat, pasi mund të shkaktohet edhe ndonjë aksident.

“Po duhet herë të kalojmë këndëj, herë andej sepse nuk ka vend. Gjithë vetura, gjithë gropa. Po çka të bëjmë”- thotë një zonjë e cila kishte dal të bëjë pazarin.
    

    

 

Tentuam të kontaktojmë me PR e Komunës së Çairit, por nga e njejta si edhe herën e kaluar, nuk denjuan të na përgjigjen.

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *