Home / Lajme / Botë / Trump vazhdon Listën e Zezë, këta janë 37 shqiptarët “non grata” për Amerikën (Lista)

Trump vazhdon Listën e Zezë, këta janë 37 shqiptarët “non grata” për Amerikën (Lista)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vazhduar edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor. Ky urdhër, i nënshkruar më 2001, nga presidentit i atëhershëm, George W.Bush, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

Veprimet e “njerëzve që kërcënojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen aktet e dhunës ekstremiste apo veprimeve penguese, vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike.

“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë. Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Barack Obama në sqarimin e kësaj liste.

Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve:

Xhevat Ademi

Nuri Behxheti

Adil Gafurri

Idajet Beqiri

Tahir Dalipi

Haradin Bala

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Hebibi

Xhavit Hasani

Kastriot Haxhirexha

Xhemajl Hyseni

Izmet Kryeziu

Menduh Thaçi

Ton Marku

Xhavit Morina

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Daut Rexhepi

Sait Rushiti

Rexhep Selimi

Shaqir Shaqiri

Emrush Suma

Azem Syla

Sami Ukshini, komandant Sokoli

Shefit Xhaferi

Emrush Xhemajli

Muhamet Xhemajli

Avdyl Jakupi

Xhezair Shaqiri

Sami Lushtaku

Nevzat Halili

Ramiz Lladrovci

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *