Home / Lajme / Botë / Turqi, pas darkës dërgohen në spital 372 ushtarë

Turqi, pas darkës dërgohen në spital 372 ushtarë

Rreth 590 ushtarë në kazermën e ushtrisë turke në Manisa janë përballur me probleme me të vjella pas darkës së ngrënë të shtunën, nga të cilët 372 ushtarë janë dërguar në spital, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık, mëngjesin e sotëm deklaroi se 72 ushtarë janë në spital për trajtim të mëtejshëm, por se në mesin e tyre nuk ka rrzik jete.

I shoqëruar nga komandanti i forcave këmbësorike të ushtrisë, gjenerali Zeki Çollak, ministri Işık të dielën në mëngjes vizitoi ushtarë në spital.

Prefekti i provincës Manisa, Mustafa Hakan Guvencer, deklaroi për AA se akoma nuk mund të thonë saktë nëse vallë ushtarët janë helmuar nga ushqimi meqë siç tha, po kryhet një hetim për të zbardhur shkaqet.

“Nuk mund të them asgjë zyrtarisht për shkaqet e problemit me shëndetin e ushtarëve të cilat u hospitalizuan pas darkës së ngrënë. Të gjitha detajet do të dihen pas hetimit laboratorik”, tha ai.

Policia turke nisi një hetim për rastin duke arrestuar të paktën 19 njerëz, përfshirë edhe drejtorin e kompanisë e cila ka përgatitur dhe ka shërbyer darkën për një total prej 5.470 trupa në Manisa

Gjithashtu lexo

Rusia thotë se është pothuajse e sigurt se lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se lideri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *