Home / Kryesoret / “U qëlluan me leva hekuri”, gra e burra në spital pas sherrit në Laprakë (video)

“U qëlluan me leva hekuri”, gra e burra në spital pas sherrit në Laprakë (video)

Një sherr i çastit mes dy personave që po udhëtonin në automjete të ndryshme ka përfunduar në dhunë të ashpër mes tyre.

 Ata kanë ndaluar makinat, kanë dalë nga automjetet dhe janë zënë me njëri-tjetrin.

Siç tregojnë të pranishmit në vendngjarje, të cilët nuk e dinë me siguri për çfarë ka nisur sherri, burrat dolën nga makinat duke u zënë me shkopinj dhe leva hekuri në sy të familjarëve që kishin me vete, raporton “joq”.

Ngjarja ndodhi në Laprakë paraditen e sotme. Në të janë përfshirë edhe femrat që udhëtonin me këta persona, të cilat janë futur për të ndarë sherrin. Bazuar në fjalët e dëshmitarit, disa prej tyre përfunduan me gjak në spital.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *