Home / Lajme / Maqedoni / USAID organizon konferencë për rregullativë më të mirë të biznesit në Maqedoni

USAID organizon konferencë për rregullativë më të mirë të biznesit në Maqedoni

Në kuadër të projektit të USAID-Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit sot do të mbahet konferenca me temë “Sfidat aktuale të komunitetit afarist nga sfera e rregullativës ligjore”,

Në konferencë do të flasin ambasadori në Maqedoni, Jess Baily, drejtori i EPI Qendrës Ndërkombëtare, Ljubomir Dimovski, ndërkaq do të marrin pjesë përfaqësues nga sektori privat dhe institucionet qeveritare, njofton MIA.

Do të bisedohet për rezultatet nga 17 sesione të mbajtura informative, në të cilat morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës dhe ndanë informata për ato sfida nga rregullativa e biznesit me të cilat përballen çdo ditë.

Sesionet informative fokusohen në mjedisin jetësor, marrëdhëniet e punës dhe marrëveshjet kolektive, ligji doganor dhe tatimet dhe procedura tatimore.

Projekti i USAID-it, ësht me afat katërvjeçar, me buxhet prej 1.9 milionë dollarë amerikanë

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *