Home / Kryesoret / Vazhdon pasiguria e këmbësorëve në Tetovë – (VIDEO)

Vazhdon pasiguria e këmbësorëve në Tetovë – (VIDEO)

Që nga fillimi i këtij muaji në rajonin më të gjërë të Tetovës sërish janë shpeshtuar aksidentet e komunikacionit në të cilat pjesëmarrës janë këmbësorët. Numri më i madh i këtyre aksidenteve kanë ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë, gjegjësisht si rezultat i vozitjes së shpejtë si dhe mos dhënien e përparëisë nga ana e vozitësve.

“Për shkak të kësaj Sektori për punë të brendshme në Tetovë edhe njëherë rikujton vozitësit që detyrimisht duhet që të ju japin përparësi kalimi këmbësorëve veçanërisht në vendkalimet e shënuar për këmbësorë. Në të kundërtën do të ballafaqohen me padi adekuate gjegjësisht me gjoba prej 300 euro në kundërvlerë të denarit , si dhe me sanksione kundërvajtëse ndalim të drejtimit të automjetit nga tre muaj deri në një vit, sipas kushteve dhe mënyrave të përcaktuara me ligj”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Më tej nga policia apelojnë deri tek këmbësorët  që të mos kalojnë rrugët ku dhe si të mbërrijnë, në mënyrë të drejtë të lëvizin nëpër trotoare, dhe në tërësi të respektojnë semaforët nëpër udhëkryqe veçanërisht gjatë orëve të natës. Për mospërmbajtjen dhe mosrespektimin e këtyre këshillave dhe rekomandimeve do të pasojnë padi dhe gjoba varësisht llojit të kundërvajtjes, gjoba këto të cilat lëvizin nga 15 deri në 50 euro në kundërvlerë të denarit.

Sektori për Punë të Brendëshme do të vazhdoje me aktivitetet e përforcuara të kontrollit , në të cilat një kujdes i veçantë këtë verë do t’i kushtohet këtyre kundërvajtjeve, me qëllim që të sigurohet më shumë rend dhe siguri në komunikacion në rajonin më të gjërë të pollogut. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *