Home / Kryesoret / Vazhdon protesta e banorëve të Butelit

Vazhdon protesta e banorëve të Butelit

Po vazhdon protesta e banorëve të Butelit kundër vendimit të sjellë nga ana e autoriteteve për zgjerimin e bulevardit “Kristinan Todorovski Karposh”, njofton SHENJA.

Revoltën e tyre banorët e kanë shprehur edhe ndaj qytetit të Shkupit dhe komunës së Karposhit, por pëgjigjen e vetme që e kanë marrë deri më tani është ajo nga komuna e Butelit, të cilët thonë se ky është projekt realizohet nga qyteti i Shkupit dhe se ata nuk kanë kompetenca për ndonjë ndërhyrje në këtë projekt.

Megjithatë banorët shprehen se protesta do të vazhdojë çdo ditë dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që të zhvillohen punimet pasi sipas tyre kjo është uzurpim i pronës private.

Banorët thonë se ky projekt parasheh marrje të disa metërave të pronës së këtyre banorëve, gjegjësisht parkingun dhe hyrjen para ndërtesave.

Ajo që më së shumti i druajnë banorët është se fëmijët e tyre do të jenë shumë në rrezik, ngase nuk do të kenë aspak hapësirë apo parahyrhje të ndërtesës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *