Home / Kryesoret / Vazhdon puna për debllokimin e rrugës në Poroj (FOTO/VIDEO)

Vazhdon puna për debllokimin e rrugës në Poroj (FOTO/VIDEO)

Vazhdojnë pa reshtur punimet e maqinerisë për debllokimin e rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë si dhe pastrimit të shtratit të lumit të shpejtë në rrjedhën e tij të poshtme ku kemi edhe shtresim më të madh të prurjeve të dheut. Punohet nga të dyja anët e rrugës,

Siç raporton TetovaSot nga vendi i ngjarjes, kanë mbetur edhe pak  për tu liruar rruga ku shumë shpejtë do të ketë qarkullim të lirshëm Tetovë – Jazhincë.

Ndryshe një ditë pas vërshimeve, ishte edhe kryeministri Zoran Zaev ku premtoi rregullimin e këtij problemi dhe ndërtimin e kaskadave në bjeshket e Sharrit ku edhe është zanafilla e vërshimeve në Poroj. /TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *