Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes aktori i njohur rus, ylli i filmit që fitoi Palmën e Artë

Vdes aktori i njohur rus, ylli i filmit që fitoi Palmën e Artë

Aktori i njohur rus, Aleksei Batalov, ylli i filmit “Kur shtegtojnë krillat”, i cili fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës (1958), vdiq në moshën 88-vjeçare, njoftoi sot agjencia zyrtare ruse e lajmeve, TASS.

“Aleksei Vladimiroviç vdiq dje në mbrëmje”, theksoi një mik dhe koleg i aktorit, Vladimir Ivanov, cituar nga agjencia e lajmeve.

Sipas shtypit rus, Aleksei Batalov ishte shtruar në spital në muajin janar për një frakturë në kockën e legenit dhe u shtrua sërish në spital për shkak të komplikimeve.

Ai u bë i njohur kryesisht për rolet në filmat “Kur shtegtojnë krillat” (Palma e Artë në Kanë në vitin 1958), “Moska nuk beson tek lotët” (Oskar për filmin më të mirë të huaj në 1981) dhe “Zonja me kone” (1960).

ImagePjese nga filmi ”Kur shtegtojne krillat” me aktoren Tatiana Samoilova

“Vdekja e Batalovit është një humbje e madhe. Ishte një aktor i shquar sovjetik, rus… një burrë i ndjeshëm dhe i rafinuar”, deklaroi për agjencinë e lajmeve TASS përfaqësuesi special i presidentit rus për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar, Mihail Shvidkoi.

ImageAleksei Batalov

“Ishte një artist i mrekullueshëm. Sot, nuk ka shumë si ai”, theksoi regjisori dhe deputet në Duma, Stanislav Govoruhin.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *