Home / Lajme / Kronika e zezë / Veli Dervishi dënohet me 35 vite burg, Vrau gruan me sëpatë

Veli Dervishi dënohet me 35 vite burg, Vrau gruan me sëpatë

Veli Dervishi, 73-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Shazivare me sëpatë në kokë, është shpallur fajtor.

Gjykata e Krimeve të Rënda, në Tiranë, e ka dënuar sot Dervishin me 35 vite burg, duke shpallur fajtor për krimin e ndodhur në gusht të vitit 2016.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në zonën e plazhit në Golem, Bashkia Kavajë.

Veli Dervishi ka qenë duke debatuar për motive të dobëta me Shazivare Merja (Dervishi), nga e cila edhe pse ishte divorcuar, bashkëjetonte me të në të njëjtën banesë.

Dy të moshuarit po debatonin në aneksin e jashtëm të shtëpisë dhe në këtë kohë aty nuk kishte njerëz të tjerë. Gjatë debatit shtetasi Veli Dervishi ka goditur bashkëjetuesen e tij tre herë me një sëpatë nga pas kokës duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Më pas autori ka lënë sëpatën me të cilën kishte kryer krimin tek një kovë uji nga pas shtëpisë dhe ka dalë tek veranda e shtëpisë se tij.

Në këtë kohë njeri nga komshinjtë, ka dëgjuar zhurmat dhe ka lajmëruar në Stacionin e Policisë Golem.

Patrulla e policisë ka ardhur tek banesa e Veli Dervishit dhe ka marrë kontakt me këtë shtetas të cilin e ka pyetur nëse në këtë zonë ka patur ndonjë konflikt, transmeton Televizioni Koha.

Veli Dervishi ka komunikuar në telefon me djalin e tij, Arturin dhe i ka thënë që të shkonte urgjent në Golem. Arturi i cili në atë kohë ka qenë duke konsumuar një kafe me shokët e tij është nisur menjëherë në drejtim të Golemit. Sapo ka ardhur, Veliu (Dervishi) i ka treguar djalit të tij për çfarë kishte bërë dhe i kishte kërkuar që ta çonte tek Stacioni i Policisë që të dorëzohej.

Arturi nuk ka hyrë fare tek aneksi ku ndodhej viktima, por menjëherë ka çuar babanë e tij në Stacionin e Policisë në Golem. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Në këto momente ndodhi një aksident në rrugën magjistrale Tetovë – Shkup

Në këto momente ndodhi një aksident në rrugën magjistrale Tetovë – Shkup më saktë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *