Home / Kryesoret / Vëmë bast se LR PDSH-ja dhe pas 100 ditëve do mbetet në qeverinë e Zaevit

Vëmë bast se LR PDSH-ja dhe pas 100 ditëve do mbetet në qeverinë e Zaevit

Nga Sulejman Mehazi/

Kryetari i LR PDSH-së Zijadin Sela gjatë një iftari në Gostivar paskërka thënë, se, kompromiset tona për zyrtarizimin e gjuhës shqipe janë 100 ditët e para, pas kësaj kohe nëse nuk zyrtarizohet shqipja ne largohemi prej kësaj qeverie të Zaevit.

 

 

“Çëllo mos”, po halli që ne s’u zëmë besë politikanëve shqiptarë, përherë na kanë gënjyer, na gënjejnë e do na gënjejnë. E njohim shumë mirë retorikën e tyre, para se t’i realizojnë premtimet rahin gjokset, kur vijnë te realizimi i tyre na kthejnë shpinën. Pastaj, sikurse ne se dimë se sa tërheqëse dhe e lezetshme është qeveria, më e këndshme se femra, malli e ari. Për besë nëse u rri karshi këtyre fjalëve Zijadini, le ta di se partia e tij do jetë numër një te popullata shqiptare në Maqedoni. Jo, jo, cila parti shqiptare deri tani për shkak të interesave kombëtare ka braktusur qeverinë? Asnjë. Prandaj, jo 100%, po dhe 1000% jemi të sigurtë se këto fjalët e Zijadinit janë boshe e të zbrazura, jo të suksesshme e të pa begatshme për gjuhën zyrtare shqipe.

Vëmë bast se partia e Zijadin Selës dhe pas 100 ditëve të kaluara do mbetet në qeveri edhe pa zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Këtë e themi për shkak se, nëse Zijadini del prej qeverie kundërshtari tij politik, Menduh Thaçi, aty është  për vazhdimësinë e qeversjes, Zaev. Nëse Thaçi s’pranon të bashkëpujë me Zaevin, atëherë LR PDDH-ja ia thenë për gjysmë VMRO-së që e plagosën Zijadinin deri në prag të vdekjes.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *