Home / Lajme / Maqedoni / Vërshimet vështirësojnë jetën e banorëve të Porojit (VIDEO)

Vërshimet vështirësojnë jetën e banorëve të Porojit (VIDEO)

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë lënë pasoja të rënda në fshatin Poroj të Tetovës ku edhe sot rruga drejt kalimit kufitar Jazhincë ishte e bllokuar dhe e mbuluar me baltë. Tokat pjellore janë dëmtuar tërësisht si dhe janë izoluar, rrugën prej arave ishin të bllokuara. Rrëshqitje të dheut dhe sasi të mëdha të ujit kishin hyrë edhe nëpër oborre duke sjellë me vete mbeturina, baltë dhe shtresa të mëdha të dheut. Banorët ankohen se pas premtimeve të mbrëmshme nga autoritetet komunale, sot deri në orët e pasditës atyre nuk ju ka ardhur asnjë ndihmë. Vërshimet kanë dëmtuar edhe rrjetin e ujësjellësit dhe banorët që mbrëmë kanë ngelur pa ujë, ndërsa ankohen se askush nuk ju ka sjellur ujë për pije.

“I kemi disa shtëpi tërësisht të bllokuara, dhe të shohim kah mund të ketë rrugë për të dalë një ekskavator që të mund të bëjë pak pastrimin e rrugëve. Bëhet fjalë për 30 shtëpi në atë mëhallë. Ato janë tërësisht të bllokuar. Edhe problemi më i madh është i ujit të pijshëm, sepse i gjithë rrjeti është i dëmtuar, gjysa e fshatit janë shkëputur ndërsa për gjysën tjetër uji është i papijshëm”, tha Sylejman Ramadani, Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Poroj.

“Këto vërshimë ndodhin për shkak të vendit i cili gjendet nën fshatin Gjermë, e që shkakton daljen e lumit nga shtarti në fshatin Poroj. Ai vend atje ka shumë ujë. Breshëri i parë që bie atje, këtu mbushet lumi. Dëme ka plot, fusha është mbytur krejt, tërë fshati nuk ka ujë, as për pije e as për higjienë”, tha një banor.

Banorët thonë se problem nuk zgjidhet me pastrimin e rrjedhës së lumit në fshat, por sipas tyre duhet ndërtuar penda në fshatin Gjermë ku dhe buron problemi kryesor. Prej atje vijnë sasi të mëdha të ujit të cilat kishin dëmtuar edhe urat.

“Problemi kryesorë është se këto mbrëmë erdhën, me ministra, me drejtora, erdhën dhe të gjthë premtuan se do bëhet, ndërsa sot nuk kanë ardhur. Ujë njerëzit nuk kanë për pije, ky vend është i izoluar, nuk vijnë më të pyesin. Sot ja ky personi me ekskavator ka ardhur vullnetarisht, askush se ka dërguar. Jo s’ka ujë, duam t’ia prishim oborrin, ta fusim ekskavatorin, ta hapim rrugën që t’iu sjellim ujë njerëzve të pijnë. Këtu janë të izoluara mbi 100 shtëpi. Të gjithë mbrëmë premtuan ndërsa sot s’mundemi t’i zëmë, krejt në takime zyrtare janë”, deklaroi një banor tjetër.

“Edhe ju vetë siç e shihni, intervenimi duhet të bëhet prej lartë, duhet të rregullohet shtrati, duhet të bëhet sanimi atje lartë te fshati Gjermë. Dmth fsahti Gjermë ka rrëshqitje të dheut, aty duhet të rregullohet shtrati që të sanohet problemi”, tha Berzad Isaku, kryetar i Bashkësisë Lokale të Treboshit.

Dalja e lumit të fshatit Poroj nga shtrati kishte vërshuar edhe një pjesë të fshatit Trebosh, por këtu fatmirësisht dëmet material janë më të vogla. Por, rrugët e bllokuara dhe mbetjet e baltës, banorët janë detyruar t’i pastrojnë me vetiniciativë. Atyre ju kanë dalë në ndihmë vetëm kompani private nga ky fshat, ndërsa thonë se nga Komuna e Zhelinës nuk ju ka ardhur asnjë ndihmë.

“Ju siç e shihni vet jo edhe pak ka pas, po fatmirësisht nuk është edhe e madhe, por arritëm mbrëmë që me mekanizmin e kompanisë Golec Trans të arrijmë të ndalojmë intensitetin e vërshimeve që mos ta kaplojë tërë fshatin. Dhe sot ne me vetëiniciativë bëjmë pastrimin e fshatit dhe të rrugëve”, tha një banor.

Fatmirësisht në dy fshatrat, Poroj dhe Trebosh nuk ka viktimaa ose persona të lënduar, por dëme material sipas vlerësimeve të banorëve janë shumë të mëdha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *