Home / Kryesoret / VËRSHON LUMI NË FSHATIN POROJ, BLLOKOHET RRUGA TETOVË – JAZHINCË – (VIDEO)

VËRSHON LUMI NË FSHATIN POROJ, BLLOKOHET RRUGA TETOVË – JAZHINCË – (VIDEO)

Lumi i fshatit Poroj sërish ka dalur nga shtrati dhe ka vërshuar duke sjellur me vete gurrëz dh tokë  nga lartësia e bjehskëve të fshatit Gjermë. Me këtë rast është bllokuar rruga Tetovë-Jazhnicë në këtë fshat, transmeton Televizioni Koha.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima gjatë vërshimeve të sotëshme ndërkohë nuk ka edhe vetura të bllokuara. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e njësisë së zjarrfikësve të cilët janë duke ndjekur situatën.

Poashtu sipas raportimeve të banorve për Televizionin Koha bëhet e ditur se është shkatërruar ura tjetër në këtë fshat e cila është rindërtuar nga Armata e Maqedonisë pas vërshimeve të vitit 2015.

Në vendngjarje ende nuk janë parë zyrtarë të pushtetit lokal dhe atij qendror. Në ndërkohë ende zyrtarisht nuk ka informata nga institucionet shtetërore për dëmet që janë shkaktuar në vërshimet e sotme të Lumit në fshatin Poroj, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe sipas banorëve çdo herë kur ka breshër dhe rreshje të mëdha në bjeshkë atëherë ka edhe vërshime dhe uji me vete sjell shumë gurrëz të mëdhenj. Fatmirësisht në fshatin Poroj  edhe në vitin 2015 gjatë vërhsimeve nuk kishte dëme përveç dëmtimit të urave.

Policia tashmë po mban të bllokuar këtë aks rrugor duke u rekomanduar vozitësve që të shfrytëzojnë rrugë alternative për të ardhur në tetovë dhe njëkohësisht për tu kthyer në fshatrat e komunës së tearcës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *