Home / Kryesoret / Vesel Memedi largohet nga Aleanca për Shqiptarët

Vesel Memedi largohet nga Aleanca për Shqiptarët

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi është larguar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët, mëson Telegrafi Maqedoni.

Kjo është konfirmuar edhe nga Arben Taravari për Telegrafin, i cili është përgjigjur me ”po” pyetjes se a është larguar Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët.

 

 

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe Vesel Memedin i cili tha se këtë e ka nisur LR-PDSH-ja, pasi sekretari i kësaj partie në emisionin ”Fol Tash” në Tv Koha, Taravari ka thënë se në zgjedhjet lokale do të garojnë të vetëm si parti.

Memedi është pyetur edhe nëse do të përafrohet me BDI-në, por ai këtë pyetje e ka cilësuar si jo korrekte.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *