Home / AutoTech / Veturat luksoze, biznesmeni shqiptar vozit Rolls Royce në vlerë prej afro gjysmë milioni euro (Foto)

Veturat luksoze, biznesmeni shqiptar vozit Rolls Royce në vlerë prej afro gjysmë milioni euro (Foto)

Veturat luksoze te shqiptarët nuk përbëjnë më çudi, edhe pse disa prej tyre përbëjnë paradoks me vendin ku jetojmë.

Të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat i kanë kushtuar reportazhe Shqipërisë për makinat e shtrenjta që qarkullojnë në vend. Por, cili është biznesmeni që ka veturën më luksoze në Tiranë?

Ramë Geci me Rolls Roycen e tij nuk mund t’i shpëtojë syrit të qytetarëve kur kalon në qytet. Makina është blerë në Gjermani për 428.000 euro, transmeton JOQ.

Kjo është vetura më luksoze në Shqipëri (Instagram)

I pyetur nëse makina e tij është më e shtrenjta që lëviz nëpër rrugët shqiptare, Geci përgjigjet me sensin e tij të njohur të humorit: “S’besoj se ka ndonjë person tjetër që mund të bëjë budallallëk të paguajë 12 milionë lekë të reja TVSH për një makinë personale”.

Rolls Royce është edhe një dëshmi për fuqinë financiare e biznesmenit të njohur shqiptar. Por, ka edhe biznesmenë të tjerë, të cilët preferojnë makina tepër luksoze.

I tillë është edhe Samir Mane me Bentleyn e tij, çmimi i të cilit fillon me 150.000 euro.

Avni Ponari drejton një Range Rover, po ashtu edhe biznesmenët Artan Mene dhe Irfan Hysenbelliu. Çmimi i një Range Roveri të tillë është ndërmjet diku ndërmjet 100.000 e 120.000 euro.

Agron Papuli shquhet për përdorimin e modeleve të reja të makinave. Për shembull kohët e ai fundit ka në përdorim veturën Genesius G80 të Hyundait, një makinë premium që kushton 96.000 euro.

Gjithashtu lexo

Apple nxjerr në treg iPod Touch me 32GB dhe 126GB, shikoni detajet

Më parë gjatë ditës është thënë se Apple kishte vendosur t’i heqë nga qarkullimi modelet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *