Home / Lajme / Rajon / Vladimir Putin i ofron azil poltik ish-drejtorit të FBI-së

Vladimir Putin i ofron azil poltik ish-drejtorit të FBI-së

Vladimir Putin ka deklaruar se ish-drejtori i FBI-së James Comey, është i mirëpritur të kërkojë azil në Rusi.

Duke folur në seancën e tij vjetore në Moskë, Presidenti rus tha se ishte “shumë e çuditshme” që zyrtari i FBI kishte zbuluar detajet e bisedave me Donald Trump dhe i krahasoi veprimet e tij me ato te Edward Snowden.

Mëgjithatë Putin shtoi me shaka se ashtu si Snowden ,edhe Comey është i mirëpritur të kërkojë azil në Rusi.

Ai përsëriti argumentin se ndjenja anti-ruse në SHBA vjen nga konflikte të brendshme politike në Amerikë.

Duke theksuar se Comey ishte i mirepritur, Putin u shpreh se të dyja vendet ishin aleate në dyja luftërat botërore.

Presidenti tha se Rusia ka “shumë miq” në SHBA, por tha se “histeria mediatike” po shkatërron marrëdhëniet dypalëshe.

Pas shkarkimit nga Donald Trump, ish-drejtori i FBI-së doli para një jave në Senat, duke thënë se motivacioni i administratës për shkarkimin e tij, e kishte bërë konfuz dhe e kishte shqetësuar.

Zoti Comey tha se kishte mbajtur shënime pas çdo kontakti me Presidentit Trump, sepse e dinte se mund të vinte një ditë që mund t’i duhet të vetëmbrohej./SYRI.net/ 

Image

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *