Home / Lajme / Maqedoni / VMRO: Asnjë urdhër i PSP-së nuk do i ndihmojë LSDM-së

VMRO: Asnjë urdhër i PSP-së nuk do i ndihmojë LSDM-së

Përmes një kumtese nga VMRO-DPMNE thanë se asnjë urdhër nga PSP-ja nuk do t’i ndihmojë Zaevit dhe LSDM-së të defokusojnë qytetarët nga realiteti, ku ata presin që LSDM-ja të fillojë të punojë dhe të realizojë premtimet e bëra.

“Zaevi nuk do të mund ta ulë papunësinë përmes fushatave të zeza ndaj VMRO-DPMNE-së, të cilat do t’ia udhëheq Katica Janeva. Do të vijë momenti kur Zaev do të pyetet se ku janë projektet e premtuara. LSDM gjatë fushatës premtoi se do ta dëgjon zërin e qytetarëve dhe nevojat e tyre. Ata kanë mundësi ta bëjnë këtë tani me propozimin e sektorit qytetarë për rritjen e periudhës së pushimit për lehonat nga 9 në 18 muaj”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Sipas VMRO-së, LSDM-ja në vend që të merret me populizëm duhet të tregojë përgjegjësi qytetare dhe ta mbështesë propozimin për rritjen e pushimit të lindjes për nënat lehone.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *