Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: Qytetarët presin anëtarësim në NATO dhe BE pa ndryshim të identitetit

VMRO-DPMNE: Qytetarët presin anëtarësim në NATO dhe BE pa ndryshim të identitetit

Zoran Zaev u premtoi qytetarëve anëtarësim të shpejtë në BE dhe NATO, pa u prekur çështjet e identitetit dhe pa u bërë marrëveshje në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit. Qytetarët presin që premtimet të plotësohen, e jo të zvogëlohen pritjet dhe të ofrohet si sukses diçka që veçmë është punuar, kumtoi VMRO-DPMNE-ja.

“Qëllimi i udhëtimit të Zoran Zaev në Bruksel nuk duhet të reduktohet vetëm për shkrirjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim. Maqedonia tetë vjet rresht ka fituar rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave, e cila ishte e kushtëzuar në dy vitet e fundit pikërisht për shkak të krizës politike në të cilën LSD-ja e ka zhytur vendin”, thuhet në kumtesë.

Qëllimi i udhëtimeve në Bruksel, thuhet në kumtesë, nuk duhet të jenë vetëm paralajmërime për rishikim të mundësive për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, por duhet patjetër që të japë rezultare.

“LSD nuk duhet të hesht dhe të dekurajohet nga përsëritja e vijave të kuqe të Greqisë, sipas të cilave nuk duhet që të mendohet në anëtarësim në NATO derisa nuk zgjidhet problemi me ermin me Greqinë. MPJ dhe ministri nuk duhet të japin deklarata konfuze në mediat e huaja të cilat i shqetësojnë qytetarët dhe krijojnë dyshim se LSD mendon për ndryshim të emrit kushtetues. Deklaratat e këtilla mund që seriozisht t’i rrezikojnë pozitat negociuese të Maqedonisë”, thuhet në kumtesë e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *