Home / Lajme / Maqedoni / VMRO i bën thirrje Xhaferit: Respekto të drejtën e fjalës për të gjithë deputetët

VMRO i bën thirrje Xhaferit: Respekto të drejtën e fjalës për të gjithë deputetët

VMRO-DPMNE, përmes një konference për shtyp i kanë bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Talat​ Xhaferi, që të mos keqpërdorë pozitën e tij dhe të garantojë të drejtën​ e fjalës​ për gjithë deputetët,

Deputeti Zoran Ilioski nga radhët e VMRO-DPMNE, duke ju referuar incidentit të sotëm në Kuvend mes Talat Xhaferit dhe Vlladimir Gjorçevit, tha se askush në Kuvend nuk ka të drejtë t’ia merr të drejtën e fjalës asnjë deputeti.

Ai tha se ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, në të cilët do të rishikohet gjendja e ndotjes në Strugë, ndërsa kryetari i Parlamentit, sipas tij ka tentuar t’ia merr këtë të drejtë. Ai shtoi se Kuvendi ka detyrë të kërkojë informacione nga OJQ për atë që ndodhë në Strugë dhe njoftohet për atë që është punuar në lidhje me ndotjen në atë vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *