Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-ja çet flakë kundër Arta Toçit, zv/ ministres së jashtme të LR-PDSH

VMRO-ja çet flakë kundër Arta Toçit, zv/ ministres së jashtme të LR-PDSH

Pas prezantimit të zv/ ministrave nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, pasuan reagimet e shumta të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Me këtë rast Antonio Milloshoski theksoi se zv/ ministri për punë të jashtme Arta Toçi, nuk është e denjë për tu emëruar në këtë post, pasi sipas tij, Toçi më herët ka deklaruar se Maqedonia perëndimore duhet t’i takoj Shqipërisë dhe se Maqedoninë në të shumtën e rasteve e quan FYROM.

“Arta Toçi mbështet idenë se Maqedonia perëndimore duhet t’i takojë Shqipërisë. Vlerësojmë se një sjellje e këtillë, duke cenuar integritetin territorial dhe emrin tonë kushtetues nuk jep garanci se Arta Toçi me entuziazëm do ta përfaqësoj Republikën e Maqedonisë, të cilën në të shumtën e rasteve madje e quan FYROM”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *