Home / Kryesoret / VMRO: Zaev të tregojë çka ka dakorduar në Sofje – (VIDEO)

VMRO: Zaev të tregojë çka ka dakorduar në Sofje – (VIDEO)

Zoran Zaev bëhet rrezik serioz për interesat nacionale të Maqedonisë dhe figura më e dashur midis të gjithë nacionaliteteve të cilët garojnë në qëndrimet anti-maqedonase, thekson VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme deri te mediat.

“Zoran Zaev e udhëheq qeverinë e Maqedonisë dhe i detyrohet popullit të Maqedonisë me sqarim se ku e ka parë nacionalizmin dhe urrejtjen në sjelljen e Maqedonisë dhe tani ai ka vendosur të hap një faqe të re?”, thuhet në kumtesë, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Sipas VMRO-DPMNE-së, “Zaev në vizitën dyditore në Bullgari e ka goditur ashpër shtetin e Maqedonisë”.VMRO-DPMNE-ja kërkon mbikëqyrje në atë që Zaev ka dakorduar gjatë vizitës në Sofje.

“Populli i Maqedonisë kërkon mbikëqyrje në përmbajtjen e marrëveshjes të cilën Zaev është dakorduar ta nënshkruajë. LSDM-ja nuk është opozitë dhe duhet t’i përgjigjet popullit të Maqedonisë rreth dilemave të cilat e shqetësojnë pas vizitës dyditore në Bullgari të Zoran Zaevit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, transmeton Televizioni Koha.

Pwrndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev tha e librat e historisë do të pastrohen nga gabimet që kanë nxitur reagime në shtetet fqinje. Zaev tha se personalitete të ndryshme si Car Samoili, Shën Kirili e Metodi i takojnë historisë së përbashkët të popujve sllav në Ballkan. Zaev u zotua se bashkë me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov do ta vënë historinë në funksion të afrimit të dy popujve. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *