Home / Kuriozitete / Vodhi llogarinë në FB të një vajze, i riu postonte foto e vinte ‘gjoba’

Vodhi llogarinë në FB të një vajze, i riu postonte foto e vinte ‘gjoba’

Vjedhja e një profili privat në rrjetin social në internet, “Facebook”, i ka kushtuar një dënim me 4 muaj burg një të riu në Tiranë.

si-te-shofim-kush-viziton-profilin-ton-ne-facebook

I pandehuri J.Ç. është shpallur fajtor për akuzën e “ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike” në dëm të një vajze. Ai nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe detyrimin e tij për të punuar 100 orë punë të papaguar në interes të publikut. Sipas gjykatës, në maj të vitit 2015, i pandehuri ka ndërhyrë në llogarinë e të dëmtuarës në “Facebook”, e hapur me emrin e saj.

Pas ndërhyrjes, i pandehuri ka kryer veprime në këtë llogari, si postime fotosh dhe komunikime me persona të ndryshëm. Sipas Gjykatës, i pandehuri ka hapur dhe përdorur këtë llogari duke e ndryshuar emrin e saj.

Nga kjo llogari ai i ka shkruar më tej një tjetër vajze dhe ka postuar foto të saj. Ai ka komunikuar me të, duke u paraqitur i mbuluar me maskë dhe i ka kërkuar një shumë prej 50 mijë lekësh.

Në një nga këto komunikime ai i ka kërkuar të takoheshin dhe për këtë i ka dhënë edhe dy numra telefoni. Me një prej tyre ai e ka telefonuar më vonë. Në vijim i pandehuri J.Ç. nga llogaria e tij në “Facebook” i ka dërguar të dëmtuarës edhe një fotografi personale.

Pas kallëzimit të bërë, operatori përkatës telefonik ka konfirmuar për prokurorinë se numri i përkiste babait të të pandehurit.

Gjatë gjykimit i pandehuri ka pranuar se ishte ai personi i cili kishte komunikuar me vajzën dhe se ai që kishte ndërhyrë në llogarinë tjetër në “Facebook” dhe ka mbajtur qëndrim pendues për të gjitha veprimet e kryera prej tij.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *