Home / Kryesoret / Vrasja e katërfishtë, Fshati Gllumova mbulohet në zi – (VIDEO)

Vrasja e katërfishtë, Fshati Gllumova mbulohet në zi – (VIDEO)

Banorët dhe familjarët e Gllumovës përcollën për në banesën e fundit katër anëtarët e një familje të vrarë një ditë më parë. Motivet e vrasjes dhe vetëvrasjes akoma nuk dihen. Farefis, fqinj e bashkëfshatarë, të njohur e të panjohur kanw ndarw dhimbjen me ata që përcjellin sot më të dashurit e tyre. Pas faljes së namazit të xhenazes në Xhaminë e Gllumovës, ata u përcollën për në banesën e fundit. Qindra banorë e shoqëruan familjen pranë varrezave të fshatit Gllumovë, disa metra më poshtë shtëpive ku jetonit deri dje të ndjerit.Banorët e fshatit Gllumovë thonë se ata nuk kanë munduar që ta ndjejnë atmosferën e Bajramit, pasi kjo festë për ta u shëndrrua në ditë zie. Ata shprehen se janë akoma të tronditur nga kjo ndodhi pasi kjo familje thonë ata kanë pasur relacione shumë të mira me gjithë banorët e fshatit, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Mosmarrëveshjet brenda familjes kanë qenë shkaku i tragjedisë së djeshme. Incidenti ka filluar në lagjen Gjorçe Petrov 2. Dy prej të ndjerëve, Avdyli dhe Mumini, kanë shkuar për vizitë me rastin e festës tek kusherinjtë në lagjen Gjorçe Petrov. Aty janë takuar me vrasësin. Pas një zënke verbale, Shaban Sulejmani ka shtënë me armë në drejtim të dy nipërve, trupat e të cilëve i’u nënshtruan vdekjes.Për të mos mjaftuar me kaq, vrasësi është drejtuar për në fshatin Gllumovë dhe gjatë rrugës ka qenë i ndjekur nga njësiti Alfa. Në fshatin Gllumovë, vrasësi ka takuar afër shtëpisë së tij vëllaun e tij Avdylin në veturë, i cili po ashtu gjeti vdekjen nga dora e Shabanit. Gjatë tentimit për arrestim nga njësiti Alfa, ai ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.Sipas informatave të marra nga bashkëfshatarët, vrasësi ka qenë rreth moshës 56 vjeçare, vëllai i tij rreth 46, ndërsa nipërit rreth moshës 26-27 vjeç. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *