Home / Kryesoret / Vullnet Ahmeti rizgjidhet rektor i UT-së – (VIDEO)

Vullnet Ahmeti rizgjidhet rektor i UT-së – (VIDEO)

Vullnet Ahmeti është rizgjedhur si  rektor i universitetit të Tetovës edhe për katër vitet e ardhëshme.Lajmi është bërë i ditur sot nga ana e  Ejup Ajdinit  kryetar i Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Tetovës.

 

 

 “Këshilli i Rektoratit në mbledhjen e mbajtur të martën solli vendim për përcaktimin e dy kandidatëve për zgjedhje të rektorit të Universitetit të Tetovës, edhe atë doktor Vullnet Ameti profesor i rregullt  dhe doktor Alifeta Selimi   profesor i rregullt. Procedurën për zgjedhje të kandidatëve e zbatoi Komision Zgjedhor i zgjedhur nga Këshilli i Rektoratit.Senati i Universitetit të Tetovës, në bazë të propozimit të Këshillit të Rektoratit, në mbledhjen e mbajtur sot ( e mërkurë) në të cilën morrën pjesë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Senatit, me ç         rast ishin të plotësuara kushtet themelore ligjore dhe statutare, vazhdoi me procedurën e zgjedhjes së Rektorit të Universitetit të Tetovës.Procedurën për zgjedhjen e rektorit e zbatoi Komisoni Zgjedhor i zgjedhur nga Senati i Universitetit, në këtë përbërje profesor doktor Ejup Ajdini   kryetar, profesor doktor  Naser Ademi – anëtar dhe  Nora Adili anëtare  gjegjësisht  studente.Pas votimit të fshehtë, Komisioni Zgjedhor përcaktoi se kandidati Vullnet Ameti  profesor i rregullt, ka marrë gjithsejt 22 vota, ndërsa kandidati Alifeta Selimi  profesor i rregullt, ka marrë gjithsejt 3 vota”, tha Ejup Ajdini kryetar i komisionit, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë rektori i posazgjedhur Vullnet Ahmeti falëdneroi të gjithë për besimin e dhënë dhe premtoi se do të punojë me përkushtim në këtë detyrë.

“Besimi i dhënë nga ana e profesoratit, studentëve, Këshillit të Rektoratit, Senatit të Universitetit të Tetovës dhe mbarë komunitet akademik më impenjon mua edhe më shumë, që t’i përvesh mëngët dhe, së bashku me bashkëpunëtorët e mi të afërt, të vihem në shërbim të komunitetit akademik, studentëve dhe profesorëve, si dhe mbarë shoqërisë, por edhe të shënojmë hapa të rëndësishëm në konsolidimin sa më të mirë të Universitetit, në krijimin e kushteve infrastrukturore, avancimin e procesit të mësimdhënies dhe krijimit të një ambienti të hulumtimit shkencor, që do të shpie në avancimin edhe të politikave shtetërore, kulturës, qytetërimit, kohezionit ndëretnik, tregut të punës dhe mirëqenies qytetare”, tha Vullnet Ahmet rektor i sapozgjedhur i Universitetit të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Ai më tej tha se do të punojë për të mirën e universitetit.

“Me këtë rast, dua t’i falënderoj të gjitha Këshillat mësimor-shkencorë të njësive akademike të Universitetit të Tetovës, të cilët pa hezitim e mbështetën kandidaturën time, Parlamentin studentor, Këshillin e Rektoratit dhe Senatin e Universitetit të Tetovës të cilët me votën e tyre njëzëri ma besuan postin e Rektorit, duke ua dhënë fuqimisht fjalën, se unë, Vullnet Ameti, do ta materializoj votën e tyre për të mirën e Universitetit të Tetovës, gjeneratave të reja dhe mbarë popullatës së këtyre trevave”, deklaroi rektori  Ahmeti, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, në vitin 2012 Vullnet Ahmeti u zgjodh ushtrues detyre rektor i Universitetit të Tetovës, pasi që rektori i mëherhsmë Agron Reka kishte ndërruar jetë, ndërsa në vitin 2013 Vullnet Ahmeti u zgjodh rektor i Universoitetit të Tetovës. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *