Home / Kryesoret / Xhaferi qorton Muhamed Zeqirin dhe Goran Misovskin: Dilni jashtë sallës bëni muhabet (Video)

Xhaferi qorton Muhamed Zeqirin dhe Goran Misovskin: Dilni jashtë sallës bëni muhabet (Video)

Seanca e Parlamentit të Maqedonisë për zgjedhjen e zëvendës ministrave të rinj, si shumë seanca të deritanishme, kohë pas kohe përcillet me tensione dhe debate jo vetëm në foltore, por edhe në karriget e kuvendit, shkruan Gazeta Lajm. Prej gjithë deputetëve, kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi i ka rënë në sy debati mes deputetëve të LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe Goran Misovski, të cilët i ka qortuar.

“Qetësi ju lutem. Muhamed Zeqiri dhe Goran Misovski nëse doni të bisedoni dilni jashtë sallës”, ishte porosia e Talat Xhaferit, deri sa në sallë dëgjohej zhurmë nga shumë deputetë. Seancën e Parlamentit mund ta përcillni drejtpërdrejtë në këtë Link.

Comments

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *