Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi uron Vardarin! Ne nuk kemi koment, komentet ua lëmë juve lexues!

Xhaferi uron Vardarin! Ne nuk kemi koment, komentet ua lëmë juve lexues!

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi uroi anëtarët e klibit hendbollistik “Vardar” me rastin e titullit të kampionit evropian.

“Në emër të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe në emrin tim personal do të doja të ju dërgoj urime të sinqerta lojtarëve, shtabit teknik dhe udhëehqësisë së klubit hendbollistik Vardar për vendin e parë në Ligën e Kampionëve. Fitorja e titullit Kampion Evropian  paraqet sukses historik që na bën krenarë dhe të gëzuar”, thuhet në urimin e e kryeparlamentarit Xhaferi deri te klubi i hendbollit “Vardar”, pronar i të cilit është biznesmeni rus, Oleg Samsonenko. Urimi i itj vjen pas brohoritjeve antishqiptare të tifozëve të Vardarit – “shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”. Në urimin e tij Xhaferi nuk e ka dënuar këtë sjellje të tifozëve. Ne nuk do të komentojmë më tepër, komentet ua lëmë juve lexues të nderuar, kuptohet nëse doni të komentoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *