Home / Lajme / Maqedoni / Xhelal Bajrami do ta zëvendësojë Marko Zvërlevskin?

Xhelal Bajrami do ta zëvendësojë Marko Zvërlevskin?

Këshilli i Prokurorëve Publik nga informacione të pakonfirmuara ka pranuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. Ndërsa nëse Këshilli nuk sjell vendim zyrtar në afat prej 15 ditësh, do të llogaritet se propozimi i qeverisë është pozitiv.

Derisa po bëhet presion i madh që Zvërlevski të zëvendësohet, sipas Faktor, deri në zgjedhjen e prokurorit të ri detyrën do ta kryejë Xhelal Bajrami, i cili më herët ishte zv.ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në kohën kur ndodhi vrasja në liqenin e Smillkovës.

Bajrami gjithashtu ka qenë zv.ministër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa edhe pse pa përvojë në punën e prokurorisë, Këshilli i Prokurorëve do ta zgjedh atë për shkak të parimit të përfaqësimit të drejtë.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *