Home / Showbiz / Xhensila dhe Besi martesën do ta kurorëzojnë me dy dasma! (Video)

Xhensila dhe Besi martesën do ta kurorëzojnë me dy dasma! (Video)

“7 vite të bekuara për mua” i quan këngëtarja Xhensila Myrtezaj vitet me partnerin e saj, Besin, me të cilin këtë vit do të kurorëzojë në martesë dashurinë disavjeҫare.
Përgatitjet kanë filluar, fustani është zgjedhur dhe gjithçka është vendosur. Por data… ende jo. E kanë vendosur edhe atë, por duan ta mbajnë për vete.

Megjithatë, Xhesi, e ftuar këtë pasdite në studion e Tv Klan, “Rudina”, ka zbuluar detaje të tjera për dasmën që pritet të jetë këtë verë.

E pyetur si e ndien veten para kësaj ngjarjeje të rëndësishme të jetës, Xhesi tregon se ndihet shumë e emocionuar

“Është shumë emocionuese, është një emocion i bukur, ndihem shumë e lumtur”, shkruan Class.

E pyetur për datën, Xhesi tha se edhe atë e kanë vendosur, por duan ta mbajnë për vete, por ka zbuluar se nuk do të ketë një, por dy ceremoni dasme “Janë dy ceremoni. Dasma e parë është me shoqërinë dhe miqtë tanë që kanë qenë gjatë gjithë kohës me ne dhe na kanë mbështetur në ҫdo hap, dhe dasma tjetër pastaj me familjet tona respektive…”, rrëfen Xhensila.

Pjesa më e bukur, ajo që po i shijon më shumë është fustani, për të cilin po bashkëpunon me stilistin e njohur Valdrin Sahiti. Po Besi? Si po e përjeton ai këtë periudhë? Xhesi thotë se ata të dy po bëjnë bashkë çdo lloj përgatitjeje “Unë dhe Besi jemi një, i kemi idetë e qarta dhe të përbashkëta, e kemi ndarë dhe projektuar se si do të jetë e gjitha, kështu që besojmë se do të jetë diçka e bukur.”

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *