Home / Kryesoret / Zaev: Borxhi i trashëguar një miliard euro – (VIDEO)

Zaev: Borxhi i trashëguar një miliard euro – (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë me gazarët në Radio Televizionin e Maqedonisë duke folur për buxhetin shtetëror ka bërë të ditur se ka dokumente të paevidentuara për të cilat duhet të informohet opinioni, sepse me shumë gjasë Maqedonia ka borxh të fshehur rreth 1 miliard euro, transmeton Televizioni Koha.

Ai u shpreh se borxhi publik ka tejkaluar likuiditetin buxhetor dhe se borxhi kap vlerën prej 50 % të prodhimit bruto  vendor. Zaev shtoi gjithashtu se në buxhetin shtetit nuk ka 130 milion, siç pretendon qeveria e larguar, por vetëm 6 milion euro.

Gjithashtu bëri të ditur se duhet të bëhen konsultime se ku të bëhen reformat për stabilizim të ekonomisë dhe rritje të saj e cila do të sjell edhe në rritjen e rrogës mesatare, ngaqë siç shprehu ai, rroga mestarë prej 500 eurove, me këtë buxhet shtetëror do të bëhet realitet vetëm në vitin 2019, transmeton Televizioni Koha.

Në pyetjen e drejtuar nga gayetarët nëse a e di ai tashmë se kush do të jetë drejtor i Drejtorisë për Ardhura Publike, Zaev u shpreh se ende nuk dihet dhe se për një gjë të tillë do të vendoset gjatë këtyre dy javëve. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *