Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Duam t’i motivojmë njerëzit e pavarur politikisht të paraqiten për postin e Prokurorit Publik

Zaev: Duam t’i motivojmë njerëzit e pavarur politikisht të paraqiten për postin e Prokurorit Publik

Duam që t’i motivojmë njerëzit të cilët nuk kanë përkatësi politike, ata të cilët do të ishin të gatshëm që të marrin një nga funksionet më të rëmdësishme në vend, atë të Prokurorit Publik të Republikës.

Zvërlevskit i bëjmë thirrje që të japë dorëheqje, ne gjithsesi kemi filluar procedurë, e drejtë e Qeverisë është propozimi të drejtën e zgjedhjes e ka Kuvendi por edhe me rol të Këshillit të Prokurorëve Publik, ka thënë sonte premieri Zoran Zaev.

Ai tani për tani gjendet në studion e MTV-së ku gazetarët dhe redaktorët e shumë mediumeve janë pjesë e intervistës dhe i bëjnë pyetje tëndryshme për tema të ndryshme nga politika aktuale.

Zaev gjithashtu tha se ekspertë të pavarur të cilët janë të interesuar duhet që të paraqiten dhe të fitojnë funksionin i cili do të ketë rol historik për të rivendosur drejtësinë në vend, atë të Prokurorit Publik Republika.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *