Home / Kryesoret / Zaev: Ligji për avancimin e gjuhë shqipe prioritet i Qeverisë

Zaev: Ligji për avancimin e gjuhë shqipe prioritet i Qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se ligji për avancimin e gjuhës shqipe do të jetë prioritet i Qeverisë. Ai këtë e theksoi në konferencën e përbashkët me eurokomisarin për zgjerim Johannes Hahn.

“Ligji për avancimin e gjuhëve është pjesë e prioriteteve, të cilat janë pjesë përbërëse të kësaj agjende, të cilën edhe sot e diskutuam”, theksoi Zaev.

 

 

“Edhe sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, njëra ndër çështjet më të rëndësishme, që duam ta përmbyllim, është avancimi për përdorimin e gjuhëve, në pajtueshmëri me të gjitha procedurat do të jetë gati. Unë jam përkrahës, është hapur debat, po diskutohet dhe do të sillet. E dini se qëndrimet e tona për këtë çështje janë të qarta, gjuhët janë mjet për t’u kuptuar dhe absolutisht nuk kemi kurrfarë paragjykimi”, tha Zaev

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *