Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Në buxhet ka vetëm 6 milion euro; VMRO-DPMNE: Në buxhet ka 130 milion euro

Zaev: Në buxhet ka vetëm 6 milion euro; VMRO-DPMNE: Në buxhet ka 130 milion euro

Në buxhetin e Maqedonisë nuk ka 130 milionë euro, siç deklaroi qeveria e kaluar, por vetëm 6 milionë euro, bën të ditur kryeministri, Zoran Zaev.

Ai gjatë intervistës së mbrëmshme në TVM tha se: “Borxhi publik ka kaluar tavanin prej 50 për qind të bruto prodhimin vendor, ka shumë shpenzime të panevojshme. Ka borxh të fshehur që është më i madh se një miliard euro. Këto janë vetëm informacione të pjesshme, ministri i Financave do të dalë dhe të thotë kur të ketë të gjithë statistikën”,- tha Zaevi.
Por ai premtoi se vendi do të ketë burime të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj për nevojat e qytetarëve dhe për të zbatuar programin e Qeverisë. Zaevi në këtë intervistë po ashtu bëri të ditur se gjatë këtyre dy viteve e gjysmë deri sa zgjati kriza politike dhe kërkohej zgjidhje nga ajo, kishte kërkesa të hapura për amnisti nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Normalisht, nuk ka marrëveshje, tha ai.
Por, VMRO-DPMNE e ka demantuar deklaratën e kryeministrit Zaev dhe përsërit qëndrimin se në buxhet ka 130 milion euro.
“E vërteta është se qeveria e re e LSDM-së në buxhet mori 130 milion euro, vetëm nëse Zaevi pa vetëdije deshi të pranojë se 124 milion euro janë zhdukur në mënyrë misterioze”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
Po ashtu, sipas kësaj partie, e pavërtetë është edhe ajo se borxhi publik arrin në mbi 50% të bruto prodhimit vendor, ndërsa borxhi i fshehur arrin në mbi një miliard euro. Po ashtu nga VMRO mohojnë që Gruevski të ketë kërkuar marrëveshje për amnisti.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *