Home / Kryesoret / Zaev: Presim datë për negociata me BE-në në vitin 2018 – (VIDEO)

Zaev: Presim datë për negociata me BE-në në vitin 2018 – (VIDEO)

Mënjanim të rekomandimit të kushtëzuar në vjeshtë të këtij viti dhe marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE në vitin 2018 pas të gjitha reformave të ndërmarra, pret kryeministri Zoran Zaev i cili dje dhe sot po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, ku nga Sofja zyrtare mori mbështetje në rrugën drejt BE-së.

 

 

Në takimin me gazetarët në Sofje, Zaev theksoi se Maqedonia, krahas punës në planin e brendshëm dhe reformat që duhet t’i bëjë në shtet, shpreson edhe për hapërim pozitiv rreth problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues dhe shfaqi shpresë se me të vërtetë me perspektivat e reja që hapen në rajon do të mund të kërkojmë, por edhe të marrim mbështetje dhe ndihmë nga fqinji ynë jugor përmes Parlamentit, Qeverisë, partive qeveritare dhe opozitare.

“Duke i ditur të gjithë këto aspekte të cilët neve si qytetarë të Maqedonisë shumë vite nga pak të frustruar për shkak të pritjes së gjatë para dyerve të BE-së dhe NATO-s, jemi të bindur se me siguri pritja e gjatë ka edhe arsye të saj për krizën politike që ndodhi në Maqedoni. Jemi të bindur se fqinjët tanë i dëshirojnë të mirë Maqedonisë dhe gjithë rajonit dhe në mënyrë të arsyeshme presim mbështetje nga armiqtë e parë, këto janë vendet tona fqinje, posaçërisht vendet që janë anëtare të BE-së dhe NATO-s”, theksoi Zaev, transmeton Televizioni Koha.

Ai potencoi se Maqedonia hapi kapitull të ri në bashkëpunimin me Bullgarinë. “Pashë dëshirë të sinqertë të një fqinji tonë, i cili vlen për mik të madh në qëllimin që t’i ndihmojë Maqedonisë që të lëvizë drejt BE-së dhe NATO-s. Bullgaria shumë mund t’i ndihmojë Maqedonisë për shkak se një pjesë e rrugës e ka kaluar para neve dhe me ne mund ta ndajë përvojën dhe gabimet që i ka bërë”, potencoi Zaev.Theksoi se në Maqedoni ekziston përcaktim serioz përfundimisht pas vitit 2005 kur morëm statusin kandidat që të lëvizim drejt integrimit në BE. Deri tani, tha, ekzistonte ftohje të marrëdhënieve me Bullgarinë, më butë thënë edhe atë, sipas tij, nga arsye jashtëzakonisht politike, të cilët dje definitivisht u mënjanua dhe u hapën perspektiva të reja për bashkëpunim midis dy vendeve. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev në lidhje me pranimin e Maqedonisë në NATO nën referencën IRJM tha se kjo është zgjidhja që e pranon edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe paraqet zgjidhje për Bullgarinë dhe beson se në frymë të mirë dhe si fqinj të mirë mund të gjindet zgjidhje me Greqinë që të zhbllokohen proceset eurointegruese. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *