Home / Lajme / Maqedoni / Zaev-Radev: Ekzistojnë mundësi të hapura për përparimin e Maqedonisë dhe rajonit

Zaev-Radev: Ekzistojnë mundësi të hapura për përparimin e Maqedonisë dhe rajonit

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite realizoi takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Siç njoftojnë nga qeveria, presidenti bullgar në pushtetin e ri në Maqedoni sheh mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa edhe shprehu mbështetje për proceset euro-integrimet, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar fuqishëm për reformat prioritare dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Maqedonia dhe Bullgaria ndajnë vizionin e njëjtë për rajonin, integrimet në strukturat euroatlantike dhe jam i lumtur që ekziston përgjegjësi nga dy vendet për ecje përpara”, tha Zaevi në takim.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, në takim theksoi se zhvillimi i Maqedonisë është i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit dhe BE-së./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *