Home / Kryesoret / Zaev voton kundër Kosovës në UNESCO, Bela i çon “selam”: Me kënd qeverisni me shqiptarët apo me serbët ?

Zaev voton kundër Kosovës në UNESCO, Bela i çon “selam”: Me kënd qeverisni me shqiptarët apo me serbët ?

Analisti politik, Valon Bela ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për çështjen e votës në UNESKO për Kosovën. Bela e pyet kryeminsitrin se me cilët qeverisën me shqiptarët apo serbët.

Zaevi paska thënë se vota e Maqedonisë pro Kosovës ka qenë gabim dhe se ai s’do votojë në të ardhmen pro Kosovës. Një pyetje deri te Zaev: Me cilët qeverisni ju, me shqiptarët apo me serbët ? Po të mos ishin shqiptarët ju do ishit në opozitë si humbës i zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë shumë për Kosovën duke mos kursyer as edhe jetën në luftën e UÇK-së prandaj mbushnu me mend sepse “vëllezërit” e tu serb nuk janë shtetformues sikundër shqiptarët !” thotë Bela.

Maqedonia do të jetë neutrale për pranimin e Kosovës në UNESCO…”, tha Zaevi, ndërsa kritikoi Qeverinë e kaluar pse kishte lejuar ambasadorin e Maqedonisë në Paris, Agron Buxhaku, të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë.

Shpresoj që Zaevi të mbajë premtimet lidhur me Kosovën në UNESCO dhe qëndrimin kundër të Qeverisë maqedonase ndaj kësaj çështje”, pati thënë Vuçiçi.
Ndryshe, vitin e kaluar, Maqedonia votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa pati reaguar edhe Beogradi zyrtar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *